Bordi drejtues i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare, duke u bazuar në afatet kohorë që ofron Statuti, ka vendosur që Zgjdhjet e Përgjithshme të Odës, të mbahen në fund të muajit qershor të këtij viti. Pos, kësaj çështjeje, Bordi në mbledhjen e mbajtur me 11 maj, ka diskutuar dhe ka marrë edhe vendime tjera për ecurinë sa më të mirë të punës së Odës Ekonomike Gjermano Kosovare

Me të konstatuar kuorumin e nevojshëm për të marrë vendime, presidenti i Odës Ekonomike Gjermano Kosovare (OEGJK) z. Samir Krasniqi, ka pyetur anëtarët nëse pajtohen me protokollin e mbledhjës së kaluar. Pas disa sugjerimeve, është marrë vendim që Protokolli të plotësohet me ndryshimet e nevojshme.

Pikë e dytë të rendit të ditës së kësaj mbledhjeje, ishte raporti Financiar në tremujorin e parë të vitit 2016. Drejtroi ekzekutiv i OEGJK-së, z. Albert Matoshi, prezantoi gjendjen, ndërsa theksoi se situata është dukshëm më e mirë se më parë, ndonesë niveli i borxheve që anëtarët kanë ndaj OEGJK-së, mbetet akoma i lartë.

Përgjegjës për çështje financiare, z. Ilir Aliu tha se përkundër lëvizjeve pozitive, gjendja financiare mbetetet e rëndë dhe se bilanci i gjendjes përbehet kryesisht nga llogaritë e arkëtueshme që parqesin rreth 80% të aseteve të Odës.

Antarja e Bordit znj. Esther Gravenkotter, tha se menaxhmenti duhet të prezantoj një plan për zgjidhjen e kësaj problematike.

Në lidhje me aktivitetet, z. Matoshi tha se që nga mbledhja e kaluar, menaxhmenti i OEGJK-së ka mbajtur disa takime, konferenca dhe ka marrë pjesë në aktivitete me rëndësi. Ai ka njoftuar anëtarët, në veçanti, për takimet e tij në Hamburg, pasi interesimit të shfaqur nga nënkryetari i OEGJK-së z. Olaf Steinhilb, duke theksuar se rëndësia e pjesëmarrjës në këto takime është e madhe, kur merret parasysh niveli i lartë i personaliteteve që marrin pjesë dhe çështjet e rëndësishme për të cilat diskutohet.

Presidenti Krasniqi tha se takimi në të cilin ka prezantuar z. Matoshi është shumë i rëndësishëm dhe se në të njëjten kohë, edhe ai ka qenë prezent në Frankfurt në një takim po ashtu të nivelit të lartë dhe të rëndësisë së veçantë për organizimet që priten të bëhen nga OEGJK.

Njëra ndër pikat më të rëndësishme të Mbledhjës së Rregullt të Bordit, ishte përgatitja për Kuvendin Zgjedhor. Presidenti Krasniqi tha se sipas statutit, duhet që deri në fund të qershorit të mbahet mbledhja e Kuvendit për të zgjedhur antarët e ri të Bordit. Pas diskutimeve rreth datave të mundshme për mbajtjen e tij, është marrë vendim unanim që Kuvendi i Punës të mbahet me 29 qershor. Para se të zgjidhet Bordi i ri, z. Aliu kërkoi që statuti të ketë disa ndryshime. Anëtarët e tjerë u pajtuan, duke përcaktuar grupin punues për këtë çështje.

Në këtë mbledhje të Bordit, drejtori ekzekutiv ka njoftuar anëtarët se brenda këtij viti në OEGJK janë anëtarësuar edhe 8 anëtarë të rinj.

Zëvendësambasadorja e Gjermanisë në Kosovë, znj. Christine Gehlsen tha se duhet t’u kushtohet rëndesi reputacionit të anëtarëve të rinj në mënyrë që të ruhet reputacioni i Odës. Në këtë mbledhje po ashtu, Bordi ka diskutuar edhe për zhvendosjen e OEGJK-së në hapësira më të përshtatshme të punës dhe kanë dhënë miratimin.