Nora Hasani, drejtoresha jonë menaxhuese bashkë me zëvendësambasadorin gjerman, z. Jan-Axel Voss, vizituan kompaninë themeluese të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare – EcoTrade.

Ishte pikërisht z. Mehdi Zhugolli ai që ka përkrahur me vendosshmëri themelimin e një ode ekonomike gjermane në Kosovë!

Gjatë vizitës e njoftuam z. Mehdi Zhugolli dhe Granit Zhugollin për rezultatet e punës së OEGJK-së, gjatë gjashtë-mujorit të parë të këtij viti dhe i ndamë mirënjohje për kontributin e dhënë në OEGJK.

Ecotrade është një kompani lidere në sektorin e minierave, energjisë dhe ndërtimit, duke ofruar pajisje, pjesë rezervë, shërbime dhe rinovime të pajisjeve dhe makinerive në fushën e minierave dhe energjisë me ekspertët e saj. Për më tepër, Ecotrade përfaqëson prodhuesit si FAG, INA, SIEMENS, ThyssenKrupp Fördertechnik, VOIT etj

http://ecotrade.webfactional.com/about-us/