Anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, bashkë me Drejtoreshën Menaxhuese të OEGJK-së Nora Hasani, përfaqësues të Ambasadës Gjermane Prishtinë dhe të GIZ

vizituan kampin fushor të KFOR-it gjerman në Prizren.

Delegacioni i OEGJK u prit nga Komandanti i Kontigjentit Gjerman të KFOR-it, Zotëri Nënkolonel Dr. Eric Offermann dhe u informua lidhur me shfrytëzimin e ardhshëm të kampit.

Qeveria Gjermane në bashkëpunim me Qeverinë e Republikës së Kosovës nga janari i vitit 2019 kampin fushor të KFOR-it gjerman do ta transformojnë në Park të Inovacionit dhe Trajnimeve.

Hapësira prej 39 hektarë, në të e cila do të shndërrohet në Park të Inovacionit dhe Trajnimeve është një mundësi e mirë, që do të mund të shfrytëzohet

nga bizneset vendore dhe gjermane dhe konsiderohet me potencial të madh për zhvillimin ekonomik të vendit.

Aktualisht, në kamp janë: 3 objekte administrative, 10 objekte funksionale, 11 objekte rekreative, 1 spital, 23 objekte

-itme potencial për 500 zyre apo dhoma akomodimi, 13 objekte për mirëmbajtje dhe 2 objekte për punëtori.

Për më shumë: https://www.youtube.com/watch?v=w1IuVduLoak