APPK përveç që është organizatë anëtare e OEGJK-së, njihet edhe si një ndër organizatat që kontribuoi në themelimin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

APPK vepron në fushën e ri integrimit ekonomik (formim profesional, certifikim, kurse gjuhësore dhe shërbime të punësimit).
Në vitin 2001, ajo u themelua dhe u regjistrua në Ministrinë e Punëve Publike (MPA) të OJQ-së Departamenti Ndërlidhës me emrin DAWIDAK (Akademia Gjermane e Biznesit dhe Përpunimi i të Dhënave në Kosovë). Që nga viti 2004, organizata vazhdon të funksionojë me emrin e modifikuar “Agjensioni i Përkrahjes së Punësimit në Kosovë” – APPK.

Organizata drejtohet nga Bordi Drejtues nën drejtimin e përgjithshëm të z. Bedri Xhafa.

Gjatë takimit që patën përfaqësueset e OEGJK-së, Marigona Mustafa dhe Greta Kazia, janë njoftuar më hollësisht rreth punës që bën APPK. Ata bashkëpunojnë ngushtë me Gjermaninë ku vlen të përmendet bashkëpunimi me Diakonien, për të cilën ofrojnë kuadro për punësim në fushën e infermierisë. Deri tani falë APPK-së kanë shkuar 300 persona për të marrë shkollimin 3 vjeçar në fushën e infermierisë. Ata kanë bashkëpunime të tjera dhe me Komuna apo shoqata Gjermane. Të gjitha shërbimet e APPK-së janë të akredituara.

Përmes mbështetjes, APPK kontribuon në qëndrueshmërinë e grupeve të përqendrimit, promovon zhvillimin ekonomik dhe dialogun profesional, gjithmonë duke marrë parasysh gjininë, rininë, shoqërinë civile dhe mjedisin.

Në vazhdimësi ju urojmë shumë suksese në punë.