Gjatë vizitës te kompania anëtare Fluidi, përfaqësueset e OEGJK-së Greta Kazia dhe Marigona Mustafa patën mundësinë të shohin drejtpërsëdrejti prodhimin e shisheve dhe procesin e prodhimit dhe mbushjes së lëngjeve.

Kompania Fluidi Corporation është themeluar në vitin 1994, dhe vlerësohet si kompania më e madhe në Kosovë dhe në Ballkan, për prodhimin e pijeve natyrale dhe të gazuara me licencë ndërkombëtare.

Investimi i fundit është në rafinerinë e vajit ushqimor të lule diellit – vajit FLOIL me cilësi të lartë. Janë të vetmit në Kosovë që prodhojnë vaj ushqimor!

Ju urojmë suksese të mëtutjeshme!