
Dijari SHPK është kompani vendore me lokacion në Vushtrri, përfaqësueset nga OEGJK, Greta Kazia dhe Marigona Mustafa, u njoftuan nga Djiari rreth projekteve të ardhshme të kompanisë.
Kompania anëtare e OEGJK-së, Djiari SHPK ushtron veprimtari të ndryshme si Projektim, Ndërtim të Lartë, inxhinieri, patundshmëri, punësim dhe Eksport-Import.
DIJARI SH.P.K, operon edhe në Gjermani me emrin Djiari GmbH, ku deri tani ka zhvilluar disa objekte afariste në landin e Bavarisë, gjithashtu projektet nuk mungojnë as në vende të ndryshme të rajonit.
Pas një përvoje të gjatë në ndërtimtari bën ndërtimin e objekteve banesore-afariste të sistemit, çelësat në dorë, të dedikuar për tregun kosovar.
Gjatë takimit me përfaqësueset nga OEGJK e njoftuan kompaninë anëtare rreth eventeve dhe mundësive të cilat OEGJK i ofron në kuadër të anëtarësisë.