A e dini se biçikletat Pilot Bike janë brend kosovar, që prodhohen nga kompania jonë anëtare Albimi, në Gjilan?

Ne ishim në vizitë te Ibrahim Krivaqa në Gjilan, i cili na i tregoi nga afër proceset e prodhimit, dizajnimit dhe montimit të biçikletave të llojeve dhe madhësive të ndryshme, të brendit PILOT BIKE.

Që nga viti 1998 kompania Albimi merret me zhvillim, dizajnimin dhe montim e biçikletave. Në vitin 2008 kompania Albimi bëhet përfaqësues kryesor dhe i vetëm i kompanisë së njohur për paisje të biçikletave, SHIMANO.

ALBIMI është kompania e vetme që prodhon biçikleta në Kosovë.

#Pilotbike nga data 4-7.9. do të ekspozojë në panairin EUROBIKE Friedrichshafen në Hall B3, Stand B3-213.
#welcomeoneboard
www.pilotbike.net