A e dini se kompania Buchhaltung Discount Service ofron shërbime të kontabilitetit për klientë gjermanë?

Buchhaltung është kompani gjermane, që ofron shërbime nga Kosova për tregun gjerman, si psh në kontabilitet, llogarimbajtje të listave të pagave, depozitave bankare dhe mirëmbajtja e transaksioneve tjera financiare.

Bashkë me zëvendësambasadorin gjerman, Jan-Axel Voss, i cili njëheri është edhe anëtar nderi në bordin e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare vizituam Nora Jasharin dhe ekipën e saj.