OEGJK me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman përmes projektit Creating Employment through Export Promotion (GIZ CETEP) organizon kurse për promovim të eksportit, të cilat u ofrohen në radhë të parë firmave anëtare, por janë të hapura edhe për firma jo anëtare të OEGJK-së.

Vazhdon trajnimi i 6-të me ligjëruesen e radhës Argjira Kadrijaj-Dushi nga Departamenti i Biznesit të Procredit Bank ku tema kryesore e këtij trajnimi është Qasja në Financa. Ndër tjerash do të diskutohen edhe Shërbimet financiare bankare (afatshkurtëra dhe afatgjata), kushtet e financimit, monitorimi I financimit, financimi i tregtisë (çka janë financat tregtare, garancioni banker, letër, kredia, faktoringu, koleksioni dokumentar)
Pjesëmarrësit kanë mundësi që të parashtrojnë pyetje, të japin komente dhe të marrin informata relevante për sektorët të cilët i përfaqësojnë.
Këto kurse ndahen në tre module me gjithsej 13 punëtori me qëllim për përgatitjen e bizneseve kosovare për eksport në Gjermani, duke përfshirë procedurat për eksport, përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE e sidomos nga Gjermania, menaxhim, përgatitje për takime B2B, marketing etj.

Në vitin 2017 me të njejtat kurse OEGJK ka trajnuar 374 përfaqësues të bizneseve.