Drejtoresha menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, Nora Hasani, bashkë me zëvendës-ambasadorin gjerman Jan-Axel Voss, i cili njëheri është edhe anëtar nderi në bordin e Odës dhe zyrtarin për çështje ekonomike në Ambasadën Gjermane, Kushtrim Nimani, vizituan anëtarin premium, kolegjin UBT.

Edomond Hajrizi, rektor dhe themelues i UBT, i informoi për të arriturat e Universitetit të tij.

Rreth 98% e studenteve të diplomuar në UBT inkuadrohen në tregun e punës, dhe janë lider në ndërrmarrësi dhe biznese të reja, menaxherë në sektorin bankar, sektorin publik, teknologji informative, inxhinieri, arkitekture dhe ndërtimtari.

Studentet e UBT janë fitues të cmimeve më prestigjoze vendore dhe ndërkombëtare: fitues garën kombëtare për ndërrmarrësi, fitues në Albanian ACT Awards, fitues të NASA Space Challenge, fitues të cmimit ndërkombëtar në Arkitekturë dhe Projektim, fitues të cmimit ndërkombëtar për programim të aplikacioneve kompjuterike (SHBA) dhe të mirënjohur për kontributin e tyre në kompanitë ndërkombëtare.

Foto: UBT – Higher Education Institution