Me datë 28.02.2019, drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani u takua me drejtorin e ri të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj. Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy palëve. Znj. Hasani e njoftoi z. Murtezaj për aktivitetet e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe adresoi disa nga çështjet relevante të kompanive anëtare drejt ATK-së.

Z. Murtezaj është zotuar të adresojë të gjitha kërkesat e paraqitura nga tatimpaguesit, gjithnjë brenda kornizave të Legjislacionit Tatimor.