Gjatë mëngjesit me biznese, drejtoresha jonë menaxhuese Nora Hasani, i informoi bizneset rreth mundësisë së pjesëmarrjes në:

54. Symposium Purchasing & Logistics, që e organizon Association for Supply Chain Management, Procurement and Logistics (BME) më 13.-15.11. në Berlin.

Në këtë Simpozium marrin pjesë 2000-2500 përfaqësues të bizneseve anëtare të BME, ku 60% prej tyre përfaqësohen nga niveli vendimmarrës i ndërmarrjes.

Gjatë mëngjesit u diskutua rreth: Programit tre-ditor, kompanive pjesëmarrëse gjermane, mundësive për rrjetëzim,
organizimit të delegacionit nga Kosova, dhe terminet përcjellëse në Berlin, blerjes së biletave për eventin 3-ditor në Berlin, me 60% zbritje (vetëm për anëtarët e OEGJK-së)

Në mëngjes morën pjesë edhe përfaqësuesit e kompanive, që kanë qenë pjesëmarrës vitin e kaluar. Ata i ndanë përvojat e tyre me pjesëmarrësit e takimit të mëngjesit.

Këto janë disa nga highlights të Simpoziumit të vitit të kaluar:

https://www.youtube.com/watch…