Si çdo të enjte të parë të muajit, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare fton anëtarët në takim të përbashkët të mëngjesit.

Sot (7.2.), OEGJK pati nderin të ketë të ftuar Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, për të diskutuar rreth reformave në drejtësi.

Anëtarët zhvilluan një diskutim shumë të hapur dhe frytdhënës, si dhe patën mundësinë të adresojnë pyetjet drejtpërdrejtë te Ministri Tahiri.

Kompanitë anëtare u informuan rreth Rishikimit Funksional të Sektorit të Sundimit të Ligjit, në veçanti për të drejtën komerciale, ku u diskutua rreth rekomandimit për themelimin e një Gjykate Komerciale në Kosovë.

Tema të tjera të rëndësishme ishin ligji mbi pronën, përfshirë draft ligjin për pronën publike.