OEGJK në kuadër të takimeve të mëngjesit kësaj radhe mblodhi përfaqësues të delegacionit nga

Kosova të cilët ishin pjesëmarrës për herë të parë në Kongresin e Prokurimit dhe Logjistikës në Berlin.

Ky takim kishte për qëllim të mblidhte përshtypjet dhe rekomandimet nga delegacioni kosovar

i përbërë nga firma anëtare të OEGJK-së, firma anëtare të Shoqatës për Teknologji të

Informacionit dhe Komunikimit në Kosovë (STIKK), Start Ups të Innovation Center Kosovo (ICK)

si dhe përfaqësues institucional nga GIZ, Ministria e Inovacionit dhe KIESA.