Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare çdo muaj organizon takime të mëngjesit për anëtarët e saj.
Sot anëtarët e OEGJK-së patën një diskutim të hapur dhe të frytshëm me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, z. Valdrin Lluka.

Zëvendës ambasadori gjerman në Prishtinë, Jan-Axel Voss, i cili gjithashtu është anëtar nderi në bordin e OEGJK-së ishte pjesëmarrës në këtë takim.

Kompanitë anëtare u informuan rreth krijimit të një ambienti të përshtatshëm për investitorët e huaj, burimet konvencionale (Kosova e Re), burimet për energjinë e ripërtëritshme dhe privatizimin e ndërmarrjeve publike.

Kompanitë tona anëtare patën mundësinë që të adresojnë pyetjet e tyre direkt tek ministri i Zhvillimit Ekonomik, z. Valdrin Lluka.

Foto Galeri