Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të rritjes të sigurisë në rrugë, Kolegji “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit

“AMRKS”me mbështetje nga Oda Ekonomik Gjermano Kosovare “OEGJK” përmes një tryeze diskutimi për herë të dytë në Kosovë

shënuan Ditën Evropiane pa viktima në rrugë.
Në hapje të tryezës mori pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës z.Pal Lekaj, i cili theksoj :

“Nga marrja e mandatit prioritet ka qenë krijimi i sigurisë në trafik.

Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq.

Tashmë është krijuar edhe Task-Forca për siguri në trafik me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse.

Pas përfundimit të punës së këtij komisioni

do të dalim me rekomandime për të ofruar zgjidhje konkrete lidhur me zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rrugë.

Kurse, sipas raporteve

të ministrisë sonë, mund të them se ka shenja pozitive për rënie të aksidenteve nga krahasuar me vitin e kaluar”.
Tryeza bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe akterët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend,

ku ndër të tjera u diskutuan edhe çështjet si:
• Roli i institucioneve qeveritare dhe masat konkrete në funksion të uljes të numrit të aksidenteve në rrugët e Kosovës;
• Aktivitetet e institucioneve dhe planet e veprimit të zhvilluara gjatë këtij viti si dhe ndikimi i institucioneve tjera në përgatitjen dhe edukimin

e gjeneratave të reja të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e trafikut;
• Siguria në rrugë-koordinimi i aktiviteteve vetëdijësuese dhe sfidat në trafikun rrugor që lidhen me

gjendjen teknike të automjeteve në rrugët e Kosovës.
Me njohuritë dhe eksperiencën e tyre në këtë tryezë kontribuan përfaqëues nga Policia e Kosovës,

Këshilli për Siguri në Komunikacionin Rrugor,

OSBE, Kolegji “Tempulli”, Byroja Kosovare e Sigurimeve, AMRKS dhe Auto Kaçandolli.
(TEKSTI:Kolegji Tempulli)