Ute Sonnen nga Senior Expert Service (SES) Bonn bashkë me kolegen tonë Marigona Mustafa-Kamerolli do të jenë në Ferizaj, Gjilan dhe Prishtinë për të prezantuar shërbimet e SES-it.

SES është Shërbimi i ekspertëve senior, që është pjesë e Fondacionit të Biznesit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar.

Nëse jeni:
📌biznes i vogël apo i mesëm
📌institucion publik
📌bashkësi apo komunë
📌institucion arsimor ose
📌organizatë jo qeveritare
atëherë keni mundësinë të përfitoni përmes shërbimit SES nga ekspertiza profesionale gjermane🇩🇪!

💲Cilat janë kostot e shërbimit SES?
Sigurimi i fjetjes dhe ushqimit gjatë qëndrimit, pagesë çdo-ditore 5 Euro, transporti lokal dhe përkthimi.

📣Si mund të angazhoni ekspertin?
Këtë shërbim e ofron ekskluzivisht Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare 🇩🇪🇽🇰 si përfaqësues zyrtar i SES-it për Kosovë. Na kontaktoni!