SIGURIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE PËRMES ASAJ TË RIPËRTËRITSHMES: SI QËNDRON KOSOVA?

Në sallonin e parë të së martës për muajin Mars, organizuar nga D4D me përkrahje të OEGJK-së, u diskutua rreth temës “Sigurimi i energjisë elektrike përmes asaj të ripërtëritshmes: Si qëndron Kosova?”.

Hapja informuese u bë nga Gazmend Haxholli, CEO, Jaha Solar; Visar Azemi, Drejtor Ekzekutiv, Balkan Green Foundation, si dhe Bedri Dragusha, Profesor, Fakulteti i Inxhinierisë Mekanike. Gjatë diskutimit u potencua se sa i domosdoshëm është ndryshimi i situatës aktuale të furnizimit me energji elektrike nga termocentralet ekzistuese si dhe nevoja për diversifikim të burimeve të energjisë elektrike në përputhje me direktivat e Bashkimit Evropian.

Të ftuarit në panelin e diskutimit diskutuan po ashtu rreth faktorëve të cilët kanë ndikuar në ngecjen e avancimit të vendit tonë në hap me trendet e botës në përdorimin e burimeve të ripërtëritshme të energjisë si dhe problematikat tjera të ndërlidhura me këtë çështje.