Stafi Operativ

null

NORA HASANI

Drejtoreshë menaxhuese

Nora Hasani është Drejtoreshë Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK), nga marsi i vitit 2017. Ajo është e përkushtuar në forcimin dhe thellimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh midis Gjermanisë dhe Kosovës. Para se të merrte përsipër detyrën në OEGJK, znj. Hasani, juriste, autore dhe ish- gazetare, punoi për nëntë vite me radhë në departamentin ekonomik të Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Nga funksioni i saj në Ambasadë, ajo ka përcjellë themelimin, zhvillimin dhe punën e OEGJK-së.

Kontakti: nora.hasani@oegjk.org

null

GRETA KAZIA

Financa

Greta Kazia është pjesë e stafit të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare prej marsit 2018 në departametin e Administratës dhe Financës. Ajo ka experiencë në pozitën e “Finance Officer”, si pjesë e stafit të Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit (GIZ), në zyrën qëndrore në Shqipëri, si dhe në kompani të tjera private për mbarëvajtjen e projekteve të ndryshme ndërkombëtare.  Studimet i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, në gradën Master i Shkencave në Financë.

Kontakti: administration@oegjk.org

null

ALKETA BLAKAJ

Zyrtare e projekteve

Alketa Blakaj është e angazhuar si zyrtare e projekteve në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) që nga marsi i vitit 2019. Ajo ka mbaruar studimet pasuniversitare në Departamentin Administrim Biznesi të Universitetit të Sheffield-it në Selanik të Greqisë, nga ku ka marrë titullin Master Shkencor në Menaxhment, duke qenë përfituese e një burse të plotë të ndarë nga ky universitet në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT). Alketa Blakaj ka përvojë disa vjeçare në sektorin e sigurimeve si dhe në fushën e ISO standardeve.

Kontakti: alketa.blakaj@oegjk.org

null

MARIGONA MUSTAFA

Junior Manager

Marigona Mustafa ka filluar punën si Junior Manager prej gushtit 2016 në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ajo ka ardhur përmes programit të CIM-Returning Experts Progamm nga Gjermania në OEGJK. Studimet për Administrim Biznesi i ka përfunduar në Nuremberg të Gjermanisë. Para punës në OEGJK ajo ka punuar si studente në firmën e farmacisë Novartis në repartin e Onkologjisë. Përvojën e praktikës në kuadër të studimeve e ka përfunduar në fushën e Burimeve Njerëzore te firma “TP HighProfessionals Personalmangement GmbH “.

Kontakti: marigona.mustafa@oegjk.org

null

FJOLLA THAÇI

Zyrtare për media dhe asistente e projekteve

Fjolla Thaçi është zyrtare për media dhe asistente e projekteve në OEGJK. Ajo është përgjegjëse për menaxhimin, monitorimin dhe zhvillimin e komunikimit të OEGJK-ës në rrjetet sociale. Fjolla Thaçi është studente në departamentin e Antropologjisë Kulturore të Universitetit të Prishtinës. Përvoja e saj e punës është fituar në projekte të ndryshme zhvillimore, me fokus të veçantë në projekte kulturore.

Kontakti: fjolla.thaci@oegjk.org