Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare së bashku me disa përfaqësues të firmave anëtare vizituan kryetarin e komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka,

për të diskutuar rreth mundësive për investimeve në qytetin e Prizrenit.
Theksim të veçantë në diskutim kishin mundësitë e investimeve në Parkun e Bizneseve dhe Parkun për Inovacion dhe Trajnime

si dhe investimet në sektorin e turizmit dhe bujqësisë. Anëtarët tanë nga sektori i IT-së dhe sektori i prodhimit shfrytëzuan mundësinë që të adresojnë disa nga sfidat

që hasin në ushtrimin e veprimtarisë së tyre dhe shprehën interesim që shërbimet dhe prodhimet e tyre të eksportohen më gjer në tregun e Europës.
Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe kryetari i komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka u dakorduan që të takohen sërish për adresimin

e propozimeve më konkrete dhe diskutimeve për fillimin e një bashkëpunimi të mundshëm.