IRON Consulting është firmë konsulente që ofron shërbime këshilluese për klientët në sektorin privat dhe publik. IRON Consulting u themelua në vitin 2012 nga profesionistë të ardhur nga institucione të larta publike në Kosovë dhe organizata të huaja të biznesit me një histori të jashtëzakonshme në promovimin e investimeve, këshillimit të biznesit, ndërtimin e kapaciteteve si dhe projekteve të ndihmës teknike.

Përmes sigurimit të ngritjes së kapaciteteve dhe asistencës teknike, konsulenca e IRON Consulting ndihmon organizatat në sektorin publik të rrisin efikasitetin, efektivitetin dhe aftësitë e tyre.

IRON Consulting janë të përkushtuar të ndihmojnë partnerët dhe klientët e tyre për të gjetur rrugën më të mirë drejt efikasitetit në një mjedis biznesi që ndryshon vazhdimisht.

OEGJK e përgëzon IRON Consulting për punën e shkëlqyer dhe të pandalshme në drejtim të përmbushjes së nevojave dhe objektivave biznesore të klientëve të tyre.

Për më shumë informata, vizitoni web-faqen: http://iron-consulting.eu/