OEGJK nuk ndalet me vizitat tek kompanitë anëtare!

OEGJK ishte në vizitë tek kompania anëtare Premium, Komot Chocolate në Prizren.

Kishim kënaqësinë të shihnim nga afër cilësinë e prodhimit të çokollatave më të reja në treg.

OEGJK i uron suksese Komot Chocolate dhe e përgëzon për punën e pandalshme, e cila sjell ekskluzivisht për herë të parë në Ballkan çokollatat e gjeneratës së 4-të me lloje dhe shije nga më të ndryshmet. Tani çokollatat mund t’i gjeni në shumicën e marketeve në Kosovë.

Nëse dëshironi të mësoni më tepër rreth Komot Chocolate ju lutem vizitoni web-faqen: www.komotchocolate.com