Përfaqësueset nga OEGJK, Greta Kazia dhe Marigona Mustafa-Kamerolli, u njoftuar për së afërmi me punën e kompanisë anëtare, Automatics-KS.

Automatics-KS Company është themeluar në fund të 2015 me qëllim të ofrimit të shërbimeve për industrinë kosovare. Si fillim kanë ofruar shërbime për projektime dhe mirëmbajtje në lloje të ndryshme të industrive. Në vitin 2016 Automatics-KS lidhën marrëveshje me SIEMENS, duke u bërë partner dhe distributor të autorizuar për “Automation and Drive” për territorin e Kosovës.

Në vjeshtë të 2016, Automatics-ks arrin të bëhet partner i FESTO për pajisje të pneumatikes për territorin e Kosovës, duke i rritur shërbimet dhe produktet që ofrojnë. Si pasojë e punës së palodhshme të ekipit të Automatics-KS, në Gusht të vitit 2018, kanë arritur edhe një marrëveshje si përfaqësues zyrtar i kompanisë KAESER Compressoren për territorin e Kosovës. Si kompani janë të drejtuar nga digjitalizimi i industrisë – Industria 4.0 ku do përfshihet edhe fusha e IT-së.

ℹ️ Për më shumë informata vizitoni web-faqen: https://www.automatics-ks.com/