Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, është bërë anëtare me të drejta të plota e përbërjes së Këshillit Kombëtar për Zhvillim Ekonomik të Kosovës. Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, është njoftuar për këtë vendim të marrur nga kryeministri i Kosovës z. Isa Mustafa, në mbledhjen e 70-të të kabinetit qeveritar të Republikës së Kosovës

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare, tash e një kohë ka qenë pjesë e kësaj trupe të rëndësishme ekonomike të vendit në cilësinë e vëzhguesës. OEGJK, e cila përfaqëson një numër të madh të bizneseve kosovare dhe gjermane që operojnë në Kosovë, e ka mirëpritur dhe vlerësuar këtë hap të kryeministrit të Republikës z. Mustafa, dhe merr përgjegjësitë e saj përtë kontribuar në të gjitha aspektet e mbarëvajtjes së punëve të Këshillit, në dobi të zhvillimit ekonomik të vendit.

Presidenti i OEGJK-së, z. Samir Krasniqi, e ka vlerësuar dhe mirëpritur vendimin e kryeministrit z. Mustafa, duke thënë se do tëofrojnë kontribut të parezervë për të ndihmuar në secilën çështje që do të ngritet në takimet e mëtejme të mekanizmit më të lartë të vendit për çështje ekonomike.