Në kuadër të vizitave të anëtarët e OEGJK-së me zëvendësambasadorin gjerman Jan-Axel Voss vizituam fabrikën e re të kompanise CANDEO.

Pronarët Fiton Peja dhe Artan Metaj na shpalosën vizionin e tyre për zhvillimin e kompanisë së përpunimit të drurit, Candeo.

Me teknologjinë e fundit të teknologjisë gjermane 🇩🇪 të linjave të përpunimit dhe prodhimit, CANDEO tani është gati të fillojë eksportin, ku OEGJK do jap përkrahje në gjetjen e tregjeve të reja dhe zgjerimin e prodhimit përmes ekspertëve gjermanë🇩🇪.

Faleminderit Besnik Beqiri, anëtar i bordit të OEGJK-së, që na shoqërove gjatë vizitës!