Bashkë me zëvendësambasadorin gjerman, Jan-Axel Voss vizituam disa kompani anëtare të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Në Kerasan na pritën Besnik Beqiri dhe Vullnet Sefaja, me stafin e tyre të mrekullueshëm!

KERASAN është themeluar në 1994, dhe është lider në fushën e pajisjeve sanitare, dyshemesë, pllakave dhe gurëve natyrorë. Kerasan është përfaqësues ekskluziv i brendeve si Hansgrohe, Duravit dhe Tece dhe importon produkte në vlerë prej mbi 1 milion euro në vit nga Gjermania 🇩🇪!

Kerasanin e kemi anëtar premium, ndërsa Besnik Beqiri, jo vetëm që është anëtar bordi, por edhe njëri prej përkrahësve më të mëdhenj të OEGJK-së