Në vizitë te kompanitë anëtare në Pejë

Zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss dhe Kushtrim Nimanin nga Ambasada Gjermane bashkë me drejtoreshën menaxhuese të OEGJK-së, Nora Hasani vizituan kompanitë anëtare

Bizmarket dhe Gacaferi në Pejë për t’u informuar nga afër rreth veprimtarisë së kompanive.

Gjithashtu, vizituan edhe kompaninë Inova Pipeline në Gjakovë.

Bizmarket i takon industrisë së përpunimit të metaleve dhe ka rreth 30 punonjës. Kompania ishte njëra ndër tri kompanitë kosovare që u kualifikuan për pjesëmarrje

në konferencën vjetore, me karakter B2B “Einkaufsinitiative Westbalkan/ Purchasing Initiative Western Balkans” që u mbajt në Frankfurt në qershor 2018.

Gacaferi i takon industrisë së përpunimit të drurit dhe ka rreth 50 të punësuar. Ata janë të specializuar, ndër tjerash në prodhimin e kuzhinave, të cilat eksportohen në

Zvicër, Francë dhe Gjermani.