Mbahet Kuvendi i 9. i anëtareve të OEGJK-së

Më 6.2. u mbajt Kuvendi i rregullt vjetor i anëtareve të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. Presidenti i Bordit të OEGJK-së, Ilir Aliu, theksoi që 2018 ka qenë viti më i suksesshëm për OEGJK, që nga themelimi në 2012. OEGJK ka arritur ta dyfishojë stafin dhe të trefishoi aktivitetet, duke zgjeruar spektrin e shërbimeve të ofruara për kompanitë anëtare.

Nora Hasani, drejtoreshë e OEGJK-së, prezantoi raportin vjetor 2018. Ndërsa, Jan-Axel Voss, zëvendës ambasadori gjerman, i cili është anëtar nderi i bordit të OEGJK-së, prezantoi planin vjetor 2019. Raportimi financiar për 2018 dhe prezantimi i buxhetit për 2019 u bë nga Mentor Sahiti, anëtar bordi, përgjegjës për thesarin.

Kuvendi miratoi programin vjetor dhe buxhetin e OEGJK-së për vitin 2019.