Trajnimi i parë vjen me temën “Qasja në Financa’’ ku ligjërues i temës është Osman Rraci nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH).

Pjesëmarrësit kanë mundësi që të parashtrojnë pyetje, të japin komente dhe të marrin informata relevante për sektorët të cilët i përfaqësojnë.

Këto trajnime ndahen në gjithsej 12 punëtori me qëllim për përgatitjen e bizneseve kosovare për eksport në Gjermani, duke përfshirë procedurat për eksport, përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE e sidomos nga Gjermania, menaxhim, përgatitje për takime B2B, marketing etj.

Trajnimet kanë për qëllim ngritjen e kapacitetit të kompanive përmes ekspertizës që ofrohet nga trajnerët.

Gjatë muajit Prill, Maj dhe Qershor të këtij viti, këto trajnime do të mbahen në komunën e Podujevës, Prizrenit dhe Gjakovës me qëllim të mbështetjes së bizneseve vendore në Promovimin e Eksportit.

Këto trajnime janë të hapura për të gjitha ndërmarrjet dhe bizneset pa përjashtime.

Çdo ndërmarrje/biznes i cili nuk është anëtar i OEGJK-së, duhet të na kontaktoj në: info@oegjk.org