Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare bashkë me Sektorin Ekonomik të Ambasadës Gjermane organizoi për të tretin vit me radhë Festën Verore/Sommerfest!

Festa Verore ka për qëllim rrjetëzimin e anëtarëve, partnerëve dhe mbështetësve të OEGJK-së në një ambient të këndshëm dhe relaksues.

Këtë vit Festën Verore e mundësuan Devolli Corporation (Sponsor Gjeneral), dhe sponsorët e bronzët UBT, Buchhaltung Discount Service, Fluidi, A&O, dhe e mbështetën Muzeu Kombëtar i Kosovës dhe Old Timer Club Prizren.

Për aktivitetet, të arriturat dhe të ardhmen e OEGJK-së folën Jan-Axel Voss – zëvendës-ambasadori gjerman, i ngarkuar me çështje ekonomike dhe njëheri anëtar nderi në bordin e OEGJK-së, Rene Eschemann, zëvendës-kryetar i borit të OEGJK-së dhe Nora Hasani, drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së.

Foto Galeria 

Photos: Berat Kabashi
Music: Vala Mulliqi