Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizoi Festën Verore për të dytin vit me radhë! Festa Verore ka për qëllim rrjetëzimin e anëtarëve, partnerëve dhe mbështetësve të OEGJK-së në një ambient të këndshëm dhe relaksues. Mbi 100 të ftuar shijuan ushqimin tradicional gjerman, të shoqëruar me verë vendore dhe birrë gjermane nën tingujt e muzikës.
Këtë vit Festën Verore e mundësuan sponzorët Devolli Corporation(Sponsor Gjeneral), Ambasada Gjermane në Prishtinë, Auto Kaqandolli – Mercedes-Benz dhe Veraria Daka Wine. Për të promovuar aktivitetet dhe të arriturat e OEGJK, në event fjalë rasti mbajtën: Jan Axel-Voss – zëvendës ambasadori gjerman, Nora Hasani, drejtoreshë e OEGJK dhe Ilir Aliu, Kryetar i bordit të OEGJK-së, si dhe i ftuari special, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj.