OEGJK me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman përmes projektit Creating Employment through Export Promotion (GIZ CETEP) organizon

kurse për promovim të eksportit, të cilat u ofrohen në radhë të parë firmave anëtare, por janë të hapura edhe për firma jo anëtare të OEGJK-së.

Sot filloj moduli i dytë me trajnimin e 7-të me ligjëruesen e radhës Violeta Haxhillazi nga Mazzars ku tema kryesore e këtij trajnimi është komunikimi.

Pjesëmarrësit kanë mundësi që të parashtrojnë pyetje, të japin komente dhe të marrin informata relevante për sektorët të cilët i përfaqësojnë.

Këto kurse ndahen në tre module me gjithsej 13 punëtori me qëllim për përgatitjen e bizneseve kosovare për eksport në Gjermani, duke përfshirë

procedurat për eksport, përmbushjen e standardeve të kërkuara nga BE e sidomos nga Gjermania, menaxhim, përgatitje për takime B2B, marketing etj.

Në vitin 2017 me të njejtat kurse OEGJK ka trajnuar 374 përfaqësues të bizneseve.

Nëse keni biznes ose i takoni një biznesi dhe dëshiron të merrni pjesë në trajnimet tona pa pagesë për promovimin e eksportit mund të na kontaktoni në info@oegjk.org