•  2018
  •  2017
  • 2016
  • 2015
  •  2014
  • 2013

Lajme

KDWV welcomes 10 new members

The German-Kosovar Business Association would like to welcome 10 new members!   Sowi Kosovo   KD-Business Development GmbH   Oxa Group   Doni Fruits   Dijari SHPK   Getting Competent   Copier & Computer Center Kosova   Pozhegu Brothers   Frotcom Kosova / Biotec   DEKRA   We wish you a successful business and growth…

Takimi i mëngjesit 19.04.2019

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare çdo muaj organizon takime të mëngjesit për anëtarët e saj. Sot anëtarët e OEGJK-së patën një diskutim të hapur dhe të frytshëm me ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, z. Valdrin Lluka. Zëvendës ambasadori gjerman në Prishtinë, Jan-Axel Voss, i cili gjithashtu është anëtar nderi në bordin e OEGJK-së ishte…

Filluan Trajnimet Përgatitore për Eksport

Trajnimi i parë vjen me temën “Qasja në Financa’’ ku ligjërues i temës është Osman Rraci nga Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH). Pjesëmarrësit kanë mundësi që të parashtrojnë pyetje, të japin komente dhe të marrin informata relevante për sektorët të cilët i përfaqësojnë. Këto trajnime ndahen në gjithsej 12 punëtori me qëllim për…

Salloni i së martës në bashkëpunim me d4d

SIGURIMI I ENERGJISË ELEKTRIKE PËRMES ASAJ TË RIPËRTËRITSHMES: SI QËNDRON KOSOVA? Në sallonin e parë të së martës për muajin Mars, organizuar nga D4D me përkrahje të OEGJK-së, u diskutua rreth temës “Sigurimi i energjisë elektrike përmes asaj të ripërtëritshmes: Si qëndron Kosova?”. Hapja informuese u bë nga Gazmend Haxholli, CEO, Jaha Solar; Visar Azemi,…

Takimi mes ATK-së dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare

Me datë 28.02.2019, drejtoresha menaxhuese e OEGJK-së, Nora Hasani u takua me drejtorin e ri të përgjithshëm të Administratës Tatimore të Kosovës, Ilir Murtezaj. Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy palëve. Znj. Hasani e njoftoi z. Murtezaj për aktivitetet e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare dhe adresoi disa nga çështjet relevante të kompanive…

Në vizitë te kompanitë anëtare në Pejë

Në vizitë te kompanitë anëtare në Pejë Zëvendësambasadori gjerman Jan-Axel Voss dhe Kushtrim Nimanin nga Ambasada Gjermane bashkë me drejtoreshën menaxhuese të OEGJK-së, Nora Hasani vizituan kompanitë anëtare Bizmarket dhe Gacaferi në Pejë për t’u informuar nga afër rreth veprimtarisë së kompanive. Gjithashtu, vizituan edhe kompaninë Inova Pipeline në Gjakovë. Bizmarket i takon industrisë së…

Takimi i mëngjesit me Ministrin e Drejtësisë Abelard Tahiri

Si çdo të enjte të parë të muajit, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare fton anëtarët në takim të përbashkët të mëngjesit. Sot (7.2.), OEGJK pati nderin të ketë të ftuar Ministrin e Drejtësisë së Republikës së Kosovës, Abelard Tahiri, për të diskutuar rreth reformave në drejtësi. Anëtarët zhvilluan një diskutim shumë të hapur dhe frytdhënës, si dhe…

Kuvendi i 9. i anëtareve të OEGJK-së

Mbahet Kuvendi i 9. i anëtareve të OEGJK-së Më 6.2. u mbajt Kuvendi i rregullt vjetor i anëtareve të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. Presidenti i Bordit të OEGJK-së, Ilir Aliu, theksoi që 2018 ka qenë viti më i suksesshëm për OEGJK, që nga themelimi në 2012. OEGJK ka arritur ta dyfishojë stafin dhe të trefishoi aktivitetet,…

Business Talks

Dialogu konstruktiv ndërmjet qeverisë dhe komunitetit të biznesit do të jetë në fokus gjatë vitit 2019.  Prandaj, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) dhe Fondacioni Konrad Adenauer (KAS), iniciuan serinë e takimeve “Business Talks”. Këto takime, ku do të diskutohet rreth temave relevante ekonomike, do të mbahen çdo tre muaj. Në bisedën e parë, në kuadër të…

FESTA E FUNDVITIT 2018

OEGJK bashkë me Ambasadën Gjermane në Prishtinë, organizoi Festën e Fundvitit, për ta shprehur falenderimin e saj, ndaj anëtarëve, partnerëve dhe mbështetësve të OEGJK-së gjatë tërë vitit. Viti 2018 ishte viti më i suksesshëm i OEGJK-së, që nga themelimi i Odës në vitin 2012. OEGJK e ka zgjeruar dhe diversifikuar portfolion e shërbimeve, duke i…

Takimi i ProCredit Bankës me Biznese

Anëtari Premium i OEGJK-së, ProCredit Bank, organizoi takimin vjetor me biznese në të cilin morën pjesë mbi 300 klientë të bankës. Drejtori gjeneral i ProCredit Bank, Ilir Aliu, njëkohësisht edhe Kryetar i Bordit të OEGJK-së, foli mbi sukseset dhe të arriturat e bankës gjatë vitit 2018. Përveç z. Aliu, fjalim rasti mbajti edhe ambasadori gjerman…

Takimi i mëngjesit/ Delegacioni nga Kosova pjesëmarrës në BME

OEGJK në kuadër të takimeve të mëngjesit kësaj radhe mblodhi përfaqësues të delegacionit nga Kosova të cilët ishin pjesëmarrës për herë të parë në Kongresin e Prokurimit dhe Logjistikës në Berlin. Ky takim kishte për qëllim të mblidhte përshtypjet dhe rekomandimet nga delegacioni kosovar i përbërë nga firma anëtare të OEGJK-së, firma anëtare të Shoqatës…

Export Promotion Courses Fillon Moduli 2

OEGJK me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman përmes projektit Creating Employment through Export Promotion (GIZ CETEP) organizon kurse për promovim të eksportit, të cilat u ofrohen në radhë të parë firmave anëtare, por janë të hapura edhe për firma jo anëtare të OEGJK-së. Sot filloj moduli i dytë me trajnimin e 7-të me ligjëruesen e…

Delegacioni nga Kosova merr pjesë në Kongresin e Prokurimit dhe Logjistikës në Berlin

Në kuadër të bashkëpunimit strategjik të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me Asociacionin për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës Bundesverband Materialwirtschaft, Einkauf und Logistik e.V. – BME(BME) në Gjermani, dhe me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) përmes projektit Krijimi i Punësimit përmes Promovimit të Eksportit Creating Employment through Export Promotion, Kosovës i mundësohet…

Dr. Andreas Kotzorek mbështet ekipin e OEGJK-së

Dr. Andreas Kotzorek, ekspert i lartë i shërbimeve të ekspertëve seniorë (SES Bonn), ka punuar për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare për dy javë gjatë muajit tetor. Dr. Kotzorek sjell më shumë se 33 vjet përvojë pune në menaxhimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Gjermani dhe ka mbështetur zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis Gjermanisë dhe…

Bizneset nga Diaspora vizitojn kampin fushor të KFOR-it

Në kuadër të Javës me Bizneset e Diasporës, biznese nga diaspora dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare vizituan kampin fushor të KFOR-it gjerman në Prizren. Bizneset e diasporës u informuan lidhur me shfrytëzimin e ardhshëm të kampit dhe potencialin e madh që ofron kjo hapsirë prej 39 hektarësh për zhvillimin ekonomik të vendit. Java me Bizneset e…

110 ndërmarrës, 70 prej tyre nga Gjermania morën pjesë në “Javën e Biznesit të Diasporës”

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Unionit të bizneseve Gjermano-Kosovare nga Gjermania ka organizuar “Javën me Bizneset e Diasporës” nga data 17-19 Tetor 2018. Organizimi tërhoqi vëmendje të madhe politike dhe të mediave, pasi që 110 sipërmarrës të Diasporës kosovare ishin pjesëmarrës në këtë forum, duke përfshirë 70…

OEGJK TAKON KOMUNITETIN E BIZNESEVE NË PRIZREN, GJAKOVË DHE PODUJEVË

Oda Ekonomoike  Gjermano-Kosovare organizoi tre takime informuese në Prizren, Gjakovë dhe Podujevë në bashkëpunim me “Programin e Zhvillimit të Migracionit” të CIM / GIZ, më 02.10 dhe 05.10. Sipërmarrësit e shumtë që morën pjesë në ngjarje u informuan për ofertën e KDWV dhe për “Programin Zhvillimor të Migracionit” të GIZ, i cili u mundëson punëdhënësve…

OEGJK VIZITON KOMUNËN E PRIZRENIT

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare së bashku me disa përfaqësues të firmave anëtare vizituan kryetarin e komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, për të diskutuar rreth mundësive për investimeve në qytetin e Prizrenit. Theksim të veçantë në diskutim kishin mundësitë e investimeve në Parkun e Bizneseve dhe Parkun për Inovacion dhe Trajnime si dhe investimet në sektorin e…

Vizitë me kompanitë anëtare në kampin e KFOR-it

Anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, bashkë me Drejtoreshën Menaxhuese të OEGJK-së Nora Hasani, përfaqësues të Ambasadës Gjermane Prishtinë dhe të GIZ vizituan kampin fushor të KFOR-it gjerman në Prizren. Delegacioni i OEGJK u prit nga Komandanti i Kontigjentit Gjerman të KFOR-it, Zotëri Nënkolonel Dr. Eric Offermann dhe u informua lidhur me shfrytëzimin e ardhshëm të…

SHËNOHET DITA EVROPIANE PA VIKTIMA NË RRUGË

Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të rritjes të sigurisë në rrugë, Kolegji “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit

“AMRKS”me mbështetje nga Oda Ekonomik Gjermano Kosovare “OEGJK” përmes një tryeze diskutimi për herë të dytë në Kosovë

shënuan Ditën Evropiane pa viktima në rrugë.
Në hapje të tryezës mori pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës z.Pal Lekaj, i cili theksoj :

“Nga marrja e mandatit prioritet ka qenë krijimi i sigurisë në trafik.

Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq.

Tashmë është krijuar edhe Task-Forca për siguri në trafik me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse.

Pas përfundimit të punës së këtij komisioni

do të dalim me rekomandime për të ofruar zgjidhje konkrete lidhur me zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rrugë.

Kurse, sipas raporteve

të ministrisë sonë, mund të them se ka shenja pozitive për rënie të aksidenteve nga krahasuar me vitin e kaluar”.
Tryeza bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe akterët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend,

ku ndër të tjera u diskutuan edhe çështjet si:
• Roli i institucioneve qeveritare dhe masat konkrete në funksion të uljes të numrit të aksidenteve në rrugët e Kosovës;
• Aktivitetet e institucioneve dhe planet e veprimit të zhvilluara gjatë këtij viti si dhe ndikimi i institucioneve tjera në përgatitjen dhe edukimin

e gjeneratave të reja të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e trafikut;
• Siguria në rrugë-koordinimi i aktiviteteve vetëdijësuese dhe sfidat në trafikun rrugor që lidhen me

gjendjen teknike të automjeteve në rrugët e Kosovës.
Me njohuritë dhe eksperiencën e tyre në këtë tryezë kontribuan përfaqëues nga Policia e Kosovës,

Këshilli për Siguri në Komunikacionin Rrugor,

OSBE, Kolegji “Tempulli”, Byroja Kosovare e Sigurimeve, AMRKS dhe Auto Kaçandolli.
(TEKSTI:Kolegji Tempulli)

 

OEGJK takon kompanitë eksportuese me Drejtorin e Doganës: Eksporti në rritje

Në kuadër të mëngjeseve mujore me anëtarë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) organizoi takim ndërmjet anëtarëve dhe përfaqësueseve të Doganës së Kosovës. Drejtori i Doganës, Bahri Berisha bashkë me ekipin e tij  të përbërë nga Agron Sadiku dhe Bajram Rexha bashkëbiseduan me kompanitë eksportuese të OEGJK-së.   Gjatë takimit u bisedua për procedurat e eksportit, si…

Festa Verore 2018

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizoi Festën Verore për të dytin vit me radhë! Festa Verore ka për qëllim rrjetëzimin e anëtarëve, partnerëve dhe mbështetësve të OEGJK-së në një ambient të këndshëm dhe relaksues. Mbi 100 të ftuar shijuan ushqimin tradicional gjerman, të shoqëruar me verë vendore dhe birrë gjermane nën tingujt e muzikës. Këtë vit Festën…