•  2018
  •  2017
  • 2016
  • 2015
  •  2014
  • 2013

Lajme

Takimi i mëngjesit/ Delegacioni nga Kosova pjesëmarrës në BME

OEGJK në kuadër të takimeve të mëngjesit kësaj radhe mblodhi përfaqësues të delegacionit nga Kosova të cilët ishin pjesëmarrës për herë të parë në Kongresin e Prokurimit dhe Logjistikës në Berlin. Ky takim kishte për qëllim të mblidhte përshtypjet dhe rekomandimet nga delegacioni kosovar i përbërë nga firma anëtare të OEGJK-së, firma anëtare të Shoqatës…

Export Promotion Courses Fillon Moduli 2

OEGJK me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman përmes projektit Creating Employment through Export Promotion (GIZ CETEP) organizon kurse për promovim të eksportit, të cilat u ofrohen në radhë të parë firmave anëtare, por janë të hapura edhe për firma jo anëtare të OEGJK-së. Sot filloj moduli i dytë me trajnimin e 7-të me ligjëruesen e…

Delegacioni nga Kosova merr pjesë në Kongresin e Prokurimit dhe Logjistikës në Berlin

Në kuadër të bashkëpunimit strategjik të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) me Asociacionin për Menaxhim të Zinxhirit të Furnizimit, Prokurimit dhe Logjistikës Bundesverband Materialwirtschaft, Einkauf und Logistik e.V. – BME(BME) në Gjermani, dhe me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman (GIZ) përmes projektit Krijimi i Punësimit përmes Promovimit të Eksportit Creating Employment through Export Promotion, Kosovës i mundësohet…

Dr. Andreas Kotzorek mbështet ekipin e OEGJK-së

Dr. Andreas Kotzorek, ekspert i lartë i shërbimeve të ekspertëve seniorë (SES Bonn), ka punuar për Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare për dy javë gjatë muajit tetor. Dr. Kotzorek sjell më shumë se 33 vjet përvojë pune në menaxhimin e Dhomave të Tregtisë dhe Industrisë në Gjermani dhe ka mbështetur zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike midis Gjermanisë dhe…

Bizneset nga Diaspora vizitojn kampin fushor të KFOR-it

Në kuadër të Javës me Bizneset e Diasporës, biznese nga diaspora dhe Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare vizituan kampin fushor të KFOR-it gjerman në Prizren. Bizneset e diasporës u informuan lidhur me shfrytëzimin e ardhshëm të kampit dhe potencialin e madh që ofron kjo hapsirë prej 39 hektarësh për zhvillimin ekonomik të vendit. Java me Bizneset e…

110 ndërmarrës, 70 prej tyre nga Gjermania morën pjesë në “Javën e Biznesit të Diasporës”

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Unionit të bizneseve Gjermano-Kosovare nga Gjermania ka organizuar “Javën me Bizneset e Diasporës” nga data 17-19 Tetor 2018. Organizimi tërhoqi vëmendje të madhe politike dhe të mediave, pasi që 110 sipërmarrës të Diasporës kosovare ishin pjesëmarrës në këtë forum, duke përfshirë 70…

OEGJK TAKON KOMUNITETIN E BIZNESEVE NË PRIZREN, GJAKOVË DHE PODUJEVË

Oda Ekonomoike  Gjermano-Kosovare organizoi tre takime informuese në Prizren, Gjakovë dhe Podujevë në bashkëpunim me “Programin e Zhvillimit të Migracionit” të CIM / GIZ, më 02.10 dhe 05.10. Sipërmarrësit e shumtë që morën pjesë në ngjarje u informuan për ofertën e KDWV dhe për “Programin Zhvillimor të Migracionit” të GIZ, i cili u mundëson punëdhënësve…

OEGJK VIZITON KOMUNËN E PRIZRENIT

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare së bashku me disa përfaqësues të firmave anëtare vizituan kryetarin e komunës së Prizrenit z.Mytaher Haskuka, për të diskutuar rreth mundësive për investimeve në qytetin e Prizrenit. Theksim të veçantë në diskutim kishin mundësitë e investimeve në Parkun e Bizneseve dhe Parkun për Inovacion dhe Trajnime si dhe investimet në sektorin e…

Vizitë me kompanitë anëtare në kampin e KFOR-it

Anëtarët e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, bashkë me Drejtoreshën Menaxhuese të OEGJK-së Nora Hasani, përfaqësues të Ambasadës Gjermane Prishtinë dhe të GIZ vizituan kampin fushor të KFOR-it gjerman në Prizren. Delegacioni i OEGJK u prit nga Komandanti i Kontigjentit Gjerman të KFOR-it, Zotëri Nënkolonel Dr. Eric Offermann dhe u informua lidhur me shfrytëzimin e ardhshëm të…

SHËNOHET DITA EVROPIANE PA VIKTIMA NË RRUGË

Me qëllim të promovimit të mëtutjeshëm të rritjes të sigurisë në rrugë, Kolegji “Tempulli” dhe Asociacioni Kosovar i Motorizimit

“AMRKS”me mbështetje nga Oda Ekonomik Gjermano Kosovare “OEGJK” përmes një tryeze diskutimi për herë të dytë në Kosovë

shënuan Ditën Evropiane pa viktima në rrugë.
Në hapje të tryezës mori pjesë edhe Ministri i Infrastrukturës z.Pal Lekaj, i cili theksoj :

“Nga marrja e mandatit prioritet ka qenë krijimi i sigurisë në trafik.

Kjo siguri arrihet me ndërtimin e rrugëve me standarde të larta, por ne nuk do të mjaftohemi me kaq.

Tashmë është krijuar edhe Task-Forca për siguri në trafik me ekspertë të Ministrisë dhe ekspertë të jashtëm të fushave përkatëse.

Pas përfundimit të punës së këtij komisioni

do të dalim me rekomandime për të ofruar zgjidhje konkrete lidhur me zvogëlimin e numrit të aksidenteve në rrugë.

Kurse, sipas raporteve

të ministrisë sonë, mund të them se ka shenja pozitive për rënie të aksidenteve nga krahasuar me vitin e kaluar”.
Tryeza bashkojë për diskutim përfaqësues nga institucionet dhe akterët vendor që merren me çështjet e sigurisë rrugore dhe transportit në vend,

ku ndër të tjera u diskutuan edhe çështjet si:
• Roli i institucioneve qeveritare dhe masat konkrete në funksion të uljes të numrit të aksidenteve në rrugët e Kosovës;
• Aktivitetet e institucioneve dhe planet e veprimit të zhvilluara gjatë këtij viti si dhe ndikimi i institucioneve tjera në përgatitjen dhe edukimin

e gjeneratave të reja të gatshme për të kontribuar në menaxhimin e trafikut;
• Siguria në rrugë-koordinimi i aktiviteteve vetëdijësuese dhe sfidat në trafikun rrugor që lidhen me

gjendjen teknike të automjeteve në rrugët e Kosovës.
Me njohuritë dhe eksperiencën e tyre në këtë tryezë kontribuan përfaqëues nga Policia e Kosovës,

Këshilli për Siguri në Komunikacionin Rrugor,

OSBE, Kolegji “Tempulli”, Byroja Kosovare e Sigurimeve, AMRKS dhe Auto Kaçandolli.
(TEKSTI:Kolegji Tempulli)

 

OEGJK takon kompanitë eksportuese me Drejtorin e Doganës: Eksporti në rritje

Në kuadër të mëngjeseve mujore me anëtarë, Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare (OEGJK) organizoi takim ndërmjet anëtarëve dhe përfaqësueseve të Doganës së Kosovës. Drejtori i Doganës, Bahri Berisha bashkë me ekipin e tij  të përbërë nga Agron Sadiku dhe Bajram Rexha bashkëbiseduan me kompanitë eksportuese të OEGJK-së.   Gjatë takimit u bisedua për procedurat e eksportit, si…

Festa Verore 2018

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare organizoi Festën Verore për të dytin vit me radhë! Festa Verore ka për qëllim rrjetëzimin e anëtarëve, partnerëve dhe mbështetësve të OEGJK-së në një ambient të këndshëm dhe relaksues. Mbi 100 të ftuar shijuan ushqimin tradicional gjerman, të shoqëruar me verë vendore dhe birrë gjermane nën tingujt e muzikës. Këtë vit Festën…

Export Promotion Courses vazhdon trajnimi i gjashtë me temën ”Qasja në Financa”

OEGJK me përkrahje të Bashkëpunimit Ndërkombëtar Gjerman përmes projektit Creating Employment through Export Promotion (GIZ CETEP) organizon kurse për promovim të eksportit, të cilat u ofrohen në radhë të parë firmave anëtare, por janë të hapura edhe për firma jo anëtare të OEGJK-së. Vazhdon trajnimi i 6-të me ligjëruesen e radhës Argjira Kadrijaj-Dushi nga Departamenti…

OEGJK ofron kurse pa pagesë për bizneset që dëshirojnë të eksportojnë në Gjermani

Oda Ekonomike Gjermano Kosovare është e përkushtuar që t’i forcojë edhe më tutje lidhjet ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë dhe të ndikojë në përmirësimin e marrëdhënieve tregtare ndërmjet dy shteteve. OEGJK mbështetë bizneset kosovare përmes programeve të trajnimit dhe kurseve të zhvilluara enkas për t’i përkrahur në rritjen e eksportit në Gjermani. Me anë të…

28% RRITJE TË EKSPORTIT NGA KOSOVA PËR NË GJERMANI

Sipas Entit Federal Gjerman të Statistikave, Kosova në periudhën Janar-Qershor 2018 ka eksportuar mallra në Gjermani në vlerë prej 11 276 000 Euro në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku ka eksportuar 8 807 000 Euro. Drejtoresha e OEGJK-së Nora Hasani tregon që Oda në vazhdimësi ka ndihmuar firmat anëtare që ta…

Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në përkrahje të rritjes së eksportit.

Heiner Benzing, ekspert senior i Senior Expert Service Bonn gjatë muajve gusht dhe shtator do të jetë i angazhuar në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare për një periudhë tri-javore.Benzing ka 38 vjet përvojë pune në udhëheqje të ndërmarrjeve dhe zhvillimin e eksportit në Gjermani. Gjatë qëndrimit të tij në Kosovë do ta përkrahë menaxhmentin e OEGJK-së në…

Takimi i mëngjesit/ Projektligji për TVSH

Sot, me datë 2 Gusht 2018 u mbajt takimi i radhës i mëngjesit në të cilin ishin të pranishëm përfaqësues të anëtarëve të Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare me përfaqësues të Ministrisë së Financave dhe ATK-së për të diskutuar rreth projektligjit më të ri të TVSH-së. Në këtë takim u diskutua për ndyshimet e bëra në projektligj…

Takimi i mëngjesit rreth draft ligjeve TAP dhe TAK

Me datën 5 Korrik 2018 u mbajt takimi i radhës i mëngjesit në të cilin u mblodh grupi punues i anëtarëve të odës për të diskutuar rreth projektligjeve për tatimin në të ardhurat personale dhe tatimin në të ardhurat e korporatave. Të pranishëm nga ATK ishin Nahit Sharku, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm- Programe dhe Procedura…

Trajnimi i dytë për promovimin e eksportit ”Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit”

OEGJK me anë të mbështetjes së Creating Employment through Export Promotion u mundëson bizneseve dhe ndërmarrjeve kosovare trajnime për promovimin e eksportit.

Ligjëruesi i radhës është Albert Çuni, i cili shpalos temën ”Menaxhimi i Zinxhirit të Furnizimit” ku do të diskutohet për rrjetin e furnizimit, furnizimi si funksion strategjik dhe mirëmbajtja e lidhjeve me furnizues dhe klientë

Sallonet e së Martes me D4D

OEGJK ka nënshkruar marrëveshje me Democracy for Development (D4D) për organizimin e tri salloneve të së martës. Temat që do të trajtohen në këto tri sallone janë: Mbrojtja e pronësisë intelektuale, shfrytëzimi i potencialit ekonomik të diasporës shqiptare në Gjermani si dhe edukimi profesional. Salloni i parë ku diskutohet për pronësinë intelektuale do të mbahet…

Filloj trajnimi i parë Export Promotion Courses

Trajnimet për promovimin e eksportit filluan sot. OEGJK me anë të mbështetjes së Creating Employment through Export Promotion u mundëson bizneseve dhe ndërmarrjeve kosovare trajnime për promovimin e eksportit. Ligjëruesi i parë ishte Naim Huruglica, i cili shpalosi temën e Procedurave të Eksportit në Gjermani ku u diskutua për politikat tregtare në eksport dhe procedurat e eksportit…

Grup Punues rreth Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Privat 2018-2022

Grup Punues për diskutimin e Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Privat 2018-2022. Sot me 18.06., u mblodh grupi punues i anëtarëve të Odës për të diskutuar rreth Strategjisë për Zhvillimin e Sektorit Privat 2018-2022. Gjatë këtij takimi u mblodhën komente të cilat do t’i dërgohen Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë në mënyrë që t’i bashkëngjiten…