Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare në bashkëpunim me Ministrinë e Diasporës dhe Investimeve Strategjike dhe Unionit

të bizneseve Gjermano-Kosovare nga Gjermania ka organizuar “Javën me Bizneset e Diasporës” nga data 17-19 Tetor 2018.

Organizimi tërhoqi vëmendje të madhe politike dhe të mediave, pasi që 110 sipërmarrës të Diasporës kosovare ishin pjesëmarrës në këtë forum,

duke përfshirë 70 kompani nga Gjermania. Aktiviteti u hap nga organizatorët së bashku me Presidentin e Republikës së Kosovës z. Hashim Thaçi,

Kryeministrin e Republikës së Kosovës z. Ramush Haradinaj dhe ambasadorin gjerman z. Christian Heldt.

Gjatë “Javës me Bizneset e Diasporës” pjesëmarrësit u informuan për mundësitë e investimeve në Kosovë si dhe patën mundësinë të bënin pyetje

në një dialog të drejtpërdrejtë me ministrat e Qeverisë së Kosovës dhe përfaqësues të zyrës doganore,

autoritetet tatimore, agjencinë për promovimin e investimeve dhe Agjencinë Kosovare të Privatizimit.

Në kuadër të organizimit Bizneset nga Diaspora vizituan kampin e KFOR-it gjerman në Prizren,

i cili do të jetë nën administrimin gjerman nga janari 2019 dhe do të shndërrohen në park të inovacionit dhe trajnimeve.

“Java me Bizneset e Diasporës’’ u mbështet nga Qeveria Federale Gjermane përmes Shoqatës Gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar GIZ/DIMAK.