Change your cover photo
Change your cover photo
This user account status is Approved

This user has not added any information to their profile yet.

AL TRADE HOLDING

Kompania Al Trade u ngjiz nga mundi dhe sakrifica e familjes Gashani nga fshati Tërstenik në komunën e Drenasit. E nisur si një depo e vogël në qytetin e Drenasit qysh në vitin 1999, me kontributin e pashoq të ndërmarrësve ndër vite, Al Trade arriti të bëhet kompania kryesore në fushën e ndërtimit në Kosovë. Sot, Al Trade ka rreth vetes profesionistët më të mirë të fushave përkatëse, të cilët, me një metodë të përparuar pune dhe me një teknologji bashkëkohore, realizojnë projekte të një kualiteti të lartë. Duke qenë se jemi të vetmit në tregun e vendit që plotësojmë të gjitha standardet ndërkombëtare të ndërtimit, gëzojmë nderin të jemi partneri strategjik i shumë kompanive prestigjioze që operojnë në Kosovë. Tashmë ne jemi të përfshirë në projektet më të rëndësishme në vend, si: ndërtimi i fabrikës së re të ujit, ndërtimit i stadiumeve të futbollit, ndërtimi i spitaleve, ndërtimi i objekteve banesore, ndërtimi i burgjeve, ndërtimi i objekteve institucionale, ndërtimi i pikave kufitare, etj. Sa u përket kritereve të punës, Al Trade Holding qe një ndër kompanitë e para që përmbushi standardet ndërkombëtare për sigurinë në punë dhe ruajtjen e ambientit: ISO 9001:2008 (Quality Management System) ISO 14001:2004 (Environmental Management System) OHSAS 18001:2007 (Occupational Health and Safety Management System) Që nga viti 2016, Al Trade Holding mban nën ombrellën e vet organizative dhe operative të gjitha kompanitë në vijim: Bau Market sh.p.k. Al Trade sh.p.k. Bau Energy sh.p.k. IMN Bau Block sh.p.k. Bau Real Estate sh.p.k. Mineral L.L.C

Ndërtim, Infrastruktur, Prodhim, Shitjen e materialit ndërtimor
Magj.Prishtinë - Ferizaj, km3, 10000 Prishtinë
Logo e kompanisë
0038138 602 302
0038138 602 303
+38649 270 320
www.altradeholding.eu
Fatos Hajdari