Shërbimi i ekspertëve seniorë

Shërbimi i ekspertëve seniorë (SES) është pjesë e Fondacionit të Biznesit Gjerman për Bashkëpunim Ndërkombëtar. 

 

Që nga viti 1983, SES mbështetë ekonomitë e vendeve në transformacion duke dërguar profesionistë dhe menaxherë gjermanë të pensionuar për të ndihmuar në ngritjen e kapaciteteve dhe dhënien e përvojës së tyre për ndërmarrjet e Kosovës.

OEGJK është përfaqësues zyrtar i SES në Kosovë, që nga muaji shkurt i vitit 2014.

Ekspertë seniorë të pensionuar mbështesin ndërmarrësit kosovar me njohuritë e tyre. Ata orientohen kryesisht në kompani të vogla dhe të mesme, institucione publike, bashkësi apo komuna, institucione arsimore dhe organizata ndërkombëtare.

Ekspertët e SES-it përfaqësojnë mbi 50 sektorë, duke nisur nga elektronika, bujqësia, marketingu, administrata, industria kimike, shëndetësia, bukëpjekësit, kasapët e deri tek industria mekanike. Këta ekspertë kanë përvojë të gjatë profesionale dhe janë të motivuar ta përcjellin atë tek kompania juaj.


  • Mbështetje profesionale nga eksperti gjerman në projekte të ndryshme


  • Aftësim për ngritje të kualitetit


  • Senior ekspertët gjinden në një numër të madh të sektorëve


  • Qëndrimi i ekspertit gjerman zgjatë përafërsisht 3-4 javë


  • Shpenzimet nga ana e kompanisë kosovare për senior ekspertin janë shumë të ulëta (sigurimi i fjetjës dhe ushqimit gjatë qëndrimit, pagesë çdo-ditore 7,00 €)

Dëshironi të shfrytëzoni shërbimet e një eksperti senior? 

Atëherë, ju lutemi na kontaktoni për informacione të mëtejshme.

case

Kërkesë për anëtarësim