Stafi Operativ

null

NORA HASANI

Drejtoreshë menaxhuese

Znj. Hasani në mars të 2017 është zgjedhur Drejtoreshë Menaxhuese e Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare. Me profesion është juriste e diplomuar dhe ka përvojë shumëvjeçare në shoqërinë civile dhe sektorin e mediave. Para se të merr përsipër detyrën e re në OEGJK, znj. Hasani ka punuar nëntë vite në sektorin e ekonomisë në kuadër të Ambasadës Gjermane në Prishtinë. Nga funksioni i saj në Ambasadë, ajo ka përcjellë themelimin, zhvillimin dhe punën e  OEGJK-së.

null

VIKTOR ZENELI

Praktikant/ Projekt asistent

Viktor Zeneli është jurist i diplomuar, i cili studimet i ka përfunduar në Fakultetin Juridik të Universitetit „Hasan Prishtina“ në Prishtinë. Ka përvojë 10 vjeçare si përkthyes dhe interpret për gjuhët shqip, anglisht dhe gjermanisht. Që nga korriku i vitit 2017 punon në OEGJK në seksionin e planifikimit dhe koordinimit. Ai e përkrah zyrën në zhvillimin e shërbimeve, përkujdesjen ndaj anëtarëve dhe implementimin e projekteve dhe të aktiviteteve të OEGJK-së.

null

MARIGONA MUSTAFA

Junior Manager

Marigona Mustafa ka filluar punën si Junior Manager prej gushtit 2016 në Odën Ekonomike Gjermano-Kosovare. Ajo ka ardhur përmes programit të CIM-Returning Experts Progamm nga Gjermania në OEGJK. Studimet për Administrim Biznesi i ka përfunduar në Nuremberg të Gjermanisë. Para punës në OEGJK ajo ka punuar si studente në firmën e farmacisë Novartis në repartin e Onkologjisë. Përvojën e praktikës në kuadër të studimeve e ka përfunduar në fushën e Burimeve Njerëzore te firma “TP HighProfessionals Personalmangement GmbH “.

null

ENIS RRAHMANI

Praktikant/ Asistent i Drejtoreshës

Enis Rrahmani ka fituar titullin Bachelor në drejtimin Teknologji-Informatikë në kuader të Fakultetit të Edukimit pranë Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”. Ai ka përvojë profesionale nga Gjermania. Ndërsa, gjatë studimeve ka absolvuar praktikën në shkollën e mesme të ulët “Vëllezërit Frashëri” në Lipjan. Që nga korriku i vitit 2017 punon në OEGJK në si asistent i drejtoreshës menaxhuese dhe është ndër tjerash përgjegjës për faqen e internetit dhe menaxhimin e rrjeteve sociale të Odës.