OEGJK nënshkruan MOU me GIZ dhe me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për Panairin e Punës 2018

Drejtoresha e OEGJK, Nora Hasani, ka nënshkruar një MOU me GIZ dhe Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale për organizimin e panairit të punës, që do të mbahet më 04.05.2018 në Sallën 1. Tetori në Prishtinë.

Panairi i Punës ua ofron mundësinë të rinjve të kualifikuar, por edhe profesionistëve të shkollave profesionale që të takohen me kompanitë që janë në kërkim të punonjësve. Njëkohësisht u ndihmon ndërmarrjeve pjesëmarrëse që të rekrutojnë staf.

Në këtë panair do të marrin pjesë ndërmarrje anëtare të OEGJK-së!

Ju mirëpresim në panair!