Gjigantët e ekonomisë gjermane vizituan Kosovën

 

Gjigantët e ekonomisë gjermane vizituan Kosovën

Një delegacion i Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane, i kryesuar nga Drejtori i Komitetit z. Michael Harms qëndroi në Prishtinë më 22 dhe 23.05.

Pjesë e delegacionit ishin firma të mëdha gjermane si Airbus, Ernst & Young, Deutsche Telekom, Deutsche Bahn, BASF, wpd etj. Anëtarët e delegacionit u takuan me ndërmarrje kosovare, por edhe me përfaqësues të Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe me Ministren e Tregtisë dhe Industrisë Hykmete Bajrami.

Gjatë qëndrimit të tyre në Kosovë u informuan lidhur me infrastrukturën, legjislacionin, reformat në përmirësimin e mjedisit afarist në Kosovë dhe mundësitë për të investuar në Kosovë.

Anëtarët e delegacionit të Komitetit Lindor të Ekonomisë Gjermane gjatë qëndrimit të tyre u shoqëruan nga Ambasada Gjermane dhe nga Oda Ekonomike Gjermano Kosovare.

(Photo: MTI)