ELEN – Solar Energy Group

Missbrauch melden

ELEN Logo

ELEN angazhohet për furnizim në vazhdimësi me shërbime dhe produkte në fushën elektro-energjetike me qëllim të ofrojë kënaqësinë e plotë konsumatorëve. Me qëllim të arritjes së objektivave strategjike në përmbushjen dhe tejkalimin e kërkesave dhe pritshmërive të klientëve për shërbime të projektimit dhe instalimit të sistemeve të energjisë elektrike, këshillave teknike dhe të zgjidhjeve në efikasitetin e energjisë, Elen ka ngritur sistemin e menaxhimit të cilësisë (SMC) sipas standardit ndërkombëtar ISO 9001:2008. Si një lider i njohur prej vitesh në Kosovë, tashmë synojmë të shtrijmë aktivitetin tonë edhe në rajon. Duke përdorur dhe vlerësuar zgjidhjet teknologjike më të fundit të ofruara nga partnerët tanë, Elen po pasuron dhe thjeshtëson format dhe mundësitë e bartjes së energjisë elektrike në mënyrë që ajo të përdoret kudo dhe në çdo kohë në mënyrë sa më efiçiente. MISIONI YNË Të punojmë në bazë të standardeve më të larta të etikës së biznesit dhe të krijojmë vlera prej të cilave klientët tanë ndihen të sigurt në investimet e tyre. VIZIONI YNË Të zhvillohemi - Të jemi ndërmarrja lider në ofrimin e produkteve dhe shërbimeve në fushën e elektro energjetikës dhe energjisë së ripërtëritëshme. PRODUKTET DHE SHËRBIMET TONA Ne ofrojmë një gamë të gjerë produktesh dhe shërbimeve të inxhinierisë elektrike, elektronike & TI dhe të energjisë së rinovueshme ku më kryesoret po i veçojmë: • Instalime Elektrike • Sistemet e Sigurisë • BMS & Smart Home • Sistemet e Rrjetave TV/LAN • Zgjidhje për Ndriçimin • Energji të Ripërtëritëshme (energji solare, termike dhe energy storage-ruajtje të energjisë) FAKTE: 25 vite eksperience në fushën e elektro energjetikës 25 persona staf profesional 20.000 klientë të kënaqur 150 projekte të realizuara gjatë këtyre viteve

VLERËSIMET DHE ÇERTIFIKIMET: Certifikuar nga TUV Austria për sistemin e menaxhimit me EN ISO 9001:2008 Shpërblyer nga KDWV-OEGJK & GIZ me vendin e parë në fushën e përkrahjes dhe zhvillimit të aftësimit profesional në Kosovë. Certifikuar si Proinso Gold Qualified Installers, nga rrjeti për instalues të kualifikuar Proinso. Shpërblyer me mirënjohje për bashkëpunim në implementimin e programit “Intership Biznesi 2015” me KIESA-në dhe MTI-në.

Karte

Kontaktinformationen

E-Mailadresse
Website

Unternehmen kontaktieren